Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

29 persona u arrestuan në ditën e zgjedhjeve

Foto: Driton Paçarada / Koha

29 persona janë arrestuar të dielën për shkeljet që kanë bërë përgjatë procesit zgjedhor në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës, nga 29 të arrestuarit, 23 janë ndaluar me vendim të prokurorëve kompetentë.

Duke mos specifikuar veprat, policia ka thënë se në përgjithësi procesi zgjedhur ka kaluar i qetë dhe pa incidente madhore.