Zgjedhjet 2019

KQZ-ja e para në rajon për stërzgjatje të certifikimit të rezultateve zgjedhore

Foto: Koha
Foto: Koha/Ilustrim
 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk është gati për t’i certifikuar rezultatet përfundimtare të shpallura javën që shkoj, ani pse zgjedhjet janë mbajtur më 6 tetor. Tashmë me vendimin e PZAP-it, për rinumërimin e 1428 vendvotimeve të tjera, mund të mos ketë certifikim deri në dhjetor dhe vonim të konstituimit të institucioneve të reja.

Kosova është e para në rajon për stërzgjatje të numërimit dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore. Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi për zgjedhjet nuk janë vonuar as një muaj për shpalljen e rezultateve dhe certifikimin e tyre.