Krasniqi: Nga vendimi i Supremes s’humbi askush, fitoi Kosova

Krasniqi: Nga vendimi i Supremes s’humbi askush, fitoi Kosova
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se me vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme, e cila e la në fuqi vendimin e PZAP-së për anulimin e votave të kontrabanduara nga Serbia, nuk duhet parë si humbje a fitore politike.
Sipas tij, askush nuk ka fituar a humbur deputet, numrin e tyre e ka caktuar sovrani.
Krasniqi thotë se vendimi është fitore juridike e Kosovës e cila paralajmëron siguri juridike për çdo qytetarë të Republikës sonë.
“Ky vendim sa është kushtetues e ligjor është i pavarur dhe profesional, i cili meriton të përshëndetet nga të gjithë, si nga politika ashtu edhe nga individët e cilitdo komb, grupim etnik a fetar”, ka thënë ai.
Sipas tij, siguria juridike e secilit qytetarë, është e garantuar vetëm aty ku vendimet kanë mbështetje në ligjet në fuqi.
Krasniqi thotë se në cilindo vendim gjyqësor që nuk buron nga ligji, mungon siguria juridike.
“Aty ku mungon siguria juridike, mungon edhe shteti i se drejtës. Aty ku mungon shteti i se drejtës, sundon arbitrariteti dhe pasiguria për qytetarët. Kudo që ka arbitraritet ka pasiguri juridike, pasiguri qytetare dhe rebelim qytetarë, Vendi ynë ka nevojë dhe pret siguri juridike për qytetarët e tij”, ka thënë ai.
Ai thotë se në shtetin e së drejtës, ku sundon rendi e ligji, ku zhvillohet e sundon demokracia, siguri juridike duhet të ketë jo vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët.
“Për rastin që po flasim, me vije mirë që NISMA Socialdemokrate ka treguar profesionalizëm të lartë për të mbrojtur kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në Kosovë. Ne jemi të bindur se aty ku respektohet ligji, fitorja është e të gjithëve, pra aty nuk ka humbës e fitues. Partia fituese e zgjedhjeve duhet ta mbështet fuqishëm mbrojtjen e ligjit e të ligjshmërisë dhe të kërkon ketë praktikë pozitive në respektim të ligjit”, ka shkruar Krasniqi në një reagim, pas publikimit të vendimit të Supremes.
Krasniqi thotë se këtij vendimi më shumë duhet t’i gëzohen ata që jo pak herë janë përballur me ligjin, e sidomos duhet të ndjehen mirë partitë e mëdha politike që pritet të qeverisin me vendin.
Sipas tij, partitë e mëdha politike në Kosovë angazhimin e partive të vogla politike duhet ta shohin si siguresa të ligjshmërisë e të demokracisë. Dhe ketë angazhim duhet ta respektojnë sinqerisht e më zemërgjerësi. “Duke e bërë ketë, ato tregojnë se në Kosovë po nis një fillim i ri, përndryshe me rroba të ‘reja’ po mbulohet e vjetra. Kosovës, vërtet i duhet një fillim i ri”, shkruan ai.
Ne, Socialdemokratet kudo që të jemi, me gjithë kapacitetet tona politike, intelektuale e profesionale do të jemi pa pardon, gardian të sundimit të ligjit. Po ashtu siç ishim luftëtarë të lirisë”, ka thënë Krasniqi.
Pacolli për vendimin e Supremes: Drejtësia u vendos
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Supreme e cila refuzoi ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për votat e ardhura nga Serbia, ka thënë se drejtësia u vendos.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se fletushkat nga Serbia që dikush deshi t’i kontrabandojë si vota, u hodhën poshtë.
“Drejtësia u vendos. Fletushkat nga Serbia që dikush deshi ti kontrabandojë si vota, u hodhën poshtë”, ka shkruar Pacolli.
Limaj e quan fitore të ligjshmërisë në Kosovë vendimin e Supremes
Refuzimi i Gjykatës Supreme ndaj ankesës së Vetëvendosjes për votat e ardhura nga Serbia, sipas kryetarit të Nismës Socialdemorate, është fitore e ligjshmërisë.
Fatmir Limaj, në një reagim pas këtij vendimi, ka thënë se vendimi i sotëm “mbrojti integritetin e zgjedhjeve të cenuara nga veprimet e paligjshme”.
“Gjykata Supreme dhe PZAP me këto vendime treguan se shteti ligjor këtu funksionon dhe institucionet e këtij shteti ligjor janë gardian në mbrojtje të ligjit dhe demokracisë në Kosovë, dhe se ato kanë integritet të lartë profesional e shtetëror dhe nuk lejuan asnjë interferim nga jashtë, por në mënyrë strikte e kthyen ligjshmërinë në këtë proces, i cili ishte sfiduar seriozisht nga njerëz të papërgjegjshëm, që për përfitime të tyre ishin të gatshëm të dëmtojnë procesin më të rëndësishëm në një shtet ligjor, siç janë zgjedhjet e lira. Ne si Nismë ndihemi krenar që ngritëm zërin dhe u angazhuam fuqishëm me gjithë kapacitetin tonë që të mos lejojmë para syve tanë individë të caktuar përmes kontrabandimit të deformojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Limaj, ka njoftuar Nisma në Facebook.
Sipas tij, vendimi i Supremes është “fitore për Kosovën”.
“Ne fort besojmë që angazhimi ynë si parti, që solli këto dy vendime është fitore për Kosovën dhe këto vendime do t’i shërbejnë përgjithmonë Kosovës dhe zgjedhjeve që do të mbahen të ardhmen. Pas këtij vendimi në dy shkallët më asnjëherë nuk mund që persona të papërgjegjshëm të grabisin e deformojnë vullnetin e qytetarëve në mënyre të paligjshme, siç kanë tentuar këtë radhë. Sot ka fituar Kosova e gjithë atyre që duan ta shohin një shtet funksional, ligjor e demokratik, që nuk bën kompromise të ndyra, në dëm të ligjit e rrjedhimisht edhe në dëm të shtetit ligjor”, ka shkruar më tej ai në Facebook duke shtuar se “të gjithë ndihemi më të sigurt nga profesionalizmi dhe integriteti juaj profesional që keni treguar në këtë çështje” duke iu drejtuar gjyqtarëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Irani pranon se rrëzoi “jo qëllimisht” avionin ukrainas

Sipas analistëve, nëse nuk ka marrëveshje LDK-LVV duhet qeveri kalimtare

PZAP-ja publikon të dhënat, mbi një milion euro gjoba ndaj partive politike dhe mijëra ankesa

Keqpërdorimet në zgjedhje - prijnë rastet për fotografim dhe keqpërdorim të votës

Vetëvendosja dhe LDK-ja finalizuan programin, marrëveshja nënshkruhet të hënën

KQZ-ja zyrtarisht sot e njoftoi presidentin për rezultatet zgjedhore

VV-LDK- Grupet punuese mblidhen sot për ta finalizuar marrëveshjen e koalicionit

Konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës, më së voni brenda 30 ditësh

KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Nisma-AKR-PD kalon pragun

Sot bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve

Supremja refuzon ankesën e Vetëvendosjes
