Komisioni Qendror Zgjedhor, është ende në pritje të Gjykatës Supreme, lidhur me vazhdimin e rinumërimit të votave.
Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, thotë se “Aktualisht jemi në pritje të konfirmimit nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë ankesë lidhur me vendimin e PZAP-it për rinumërim”.
“Sapo të kemi konfirmimin do t’iu mbajmë të informuar lidhur me hapat e mëtejshëm të KQZ-së”, tha Elezi, raporton Koha.net.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, dje tha se për vendimin e PZAP-së që të rinumërohen 1472 vendvotime, nuk ka shkuar asnjë ankesë në Gjykatën Supreme.