Sherifi: VV po tenton të grabisë mandatet e Nismës, por s’do të lejojmë

Bilall Sherifi, në një konferencë për media nga selia e Nismës Socialdemokrate, pasi ka lëshuar një video në të cilën përfaqësuesit e VV-së në KQZ deklarohen kundër votave të ardhura nga Serbia, ka thënë se qëllimi i kësaj konference është për të “demaskuar hipokrizinë, dyfytyrësinë, moralin e dyfishtë të Vetëvendosjes, të atyre që proklamojnë një fillim të ri”, por që në fakt, siç tha ai, “nuk paraqesin asgjë më shumë sesa një vazhdim të të keqes në mënyrën e vet dhe në variantin e tyre”.
“Kemi dalë para jush për faktin se përderisa VV ishte e kënaqur me 29 mandate që ia kishte dhënë populli, i refuzonte këto vota, thoshte se janë të paligjshme e kontrabandë. Por, kur e pa se përmes këtyre 3104 votave mund të grabis 6 mandate të Nismës, ajo hoqi maskën. Nga patriot doli grabitqare. Dëshitojnë të grabisin votat, mandat, që kanë dalë nga 42 mijë votues të Kosovës, vota të ligjshme e të rregullta. 42 mijë përball 3104 votave kriminale. Ata i duan ato vota sepse duan të grabisin, e jo sepse duan të mbrojnë diçka. Populli ka vendosur që VV t’i ketë 29 deputetë, LDK 28, 6 i ka koalicioni i Nismës me AKR e PD, 23 apo 24 PDK dhe 13 AAK-së. Çdo gjë tjetër është tendencë për të grabitur mandate të huaja”, ka thënë Sherifi, raporton Koha.net.
