Zgjedhjet 2019

Nëse koalicioni Nisma-AKR-PD hyn në Kuvend, këta janë gjashtë deputetët që e përfaqësojnë

Foto: Alban Bujari / KD
 

Pas vendimit të sotëm të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të anulohen votat e ardhura nga Serbia, koalicioni Nisma-AKR-PD, sipas rezultateve aktuale të zgjedhjeve të 6 tetorit, e kalon pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Nëse kjo nuk ndryshon për 24 orët e ardhshme për shkak të ankesave të mundshme ndaj vendimit, dhe nëse rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk ndryshon rezultatin e Nismas, koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë subjekti i pestë parlamentar.