Në këtë legjislaturë, Kaçaniku pa asnjë deputet

Në këtë legjislaturë, Kaçaniku pa asnjë deputet

08 November 2019 10:53

Komuna e Kaçanikut do të mbetet pa asnjë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndonëse kishte 7 kandidatë (nga partitë kryesore politike), kjo komunë s’ka arritur ta dërgonte asnjë përfaqësues në institucionin kryesor të vendit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i votuesve të regjistruar në këtë komunë është 33.652, derisa, siç raporton rtk, në zgjedhje kryesisht dalin afro 15 mijë votues.

E vetmja që për një “fije floku” s’arriti të bëhej deputete është Kosovare Murseli e PDK-së. Kjo e fundit mësohet se mori mbi 6 mijë vota. Me një “grusht” vota para saj bëhet deputete Valdete Idrizi, nga Mitrovica.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme