Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se ka përfunduar cikli i takimeve të grupeve punuese me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se tema të këtij takimi ishte mirëqenia sociale, energjetika, kultura dhe mërgata.
“Sot, në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje u mbajt takimi i fundit i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë takim, tema kryesore ishin mirëqenia sociale, energjetika, kultura dhe mërgata”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, edhe ky takim u zhvillua në frymë konstruktive, ku u gjet pajtueshmëri për shumicën e temave në fjalë.
“Takimet e radhës pritet të mbahen në nivel kryetarësh të subjekteve”, ka njoftuar Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.