Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar si të bazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 1806 pakove me vota të ardhura nga diaspora.
Ndërkaq, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka thënë se Qendra për Numërim dhe Rezultate do të nisë sonte nga ora 21:00 të bëjë numërimin e tyre.
“Me qëllim të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme, do të fillojmë me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime. Pas këtij procesi, sonte në QNR (e martë, 5 nëntor, ora 21:00) do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.