Sot Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi në Gjykatën Supreme ankesën me qëllim lejimin e numërimit të të gjitha pakove me fletëvotime nga bashkatdhetarët si dhe hedhjen poshtë të vendimit të PAZP-së.
“Presim që në afat sa më të shpejtë Gjykata Supreme të marrë vendim duke ia mundësuar realizimin e të drejtës për të zgjedhur dhe numërimin e fletëvotimeve të qytetarëve tanë me banim jashtë Kosovës”, thuhet në njoftimin e LVV-së, transmeton Koha.net.
Kujtojmë se 4 mijë e 639 zarfe me fletëvotimet e ardhura nga diaspora sërish janë refuzuar që të shkojnë për numërim në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Këtë vendim e kanë marrë gjyqtarët e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Lexo edhe: PZAP-ja e hedh poshtë vendimin e Supremes për numërimin e votave të diasporës
“Rikujtojmë edhe njëherë se pakot me fletëvotime janë dërguar brenda afateve kohore nga bashkëatdhetarët dhe si të tilla ato duhet të numërohen dhe të bëhen pjesë e rezultatit final të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”, përfundon njoftimi i Vetëvendosjes.