Zgjedhjet 2019

Ahmetaj: Mund të ketë sërish rinumërim votash, por i gjithë procesi kryhet për një javë

Ahmetaj: Mund të ketë sërish rinumërim votash, por i gjithë procesi kryhet për një javë

Burim Ahmetaj, koordinator në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë sërish rinumërim të vendvotimeve nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas tij, nëse gjithçka ecën mirë me pjesën e mbetur të vendvotimeve që do të rinumërohen, dhe me procesin e numërimit të votave me kusht, procesi i numërimit të plotë të përfundojë brenda javës.