Pasditja e 15 dhjetorit të vitit 2000 ka qenë tragjike për Fetah Rudin.
Gjatë kthimit në Malishevë nga takimi i përjavshëm me ish-presidentit Ibrahim Rugova, Rudi u bë cak i një atentati, nga lëndimet e të cilit, mbeti në karrocë, raporton KTV.
Ndonëse asnjëherë nuk ndaloi aktivitetin politik, Rudi 19 vjet pas atentatit, është i gatshëm për një sfidë të re, të bëhet deputet i legjislaturës së shtatë.
55-vjeçari thotë se në Kuvend nuk do të rrijë i heshtur. Ai thotë se do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta, si dhe do të kërkojë llogari për vrasjet politike.
Për kandidatin për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të jetë problem as mungesa e infrastrukturës për persona me karroca në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Nga zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, Fetah Rudi është i bindur që do të dalë fitues. E gjithë kjo, falë mbështetjes që thotë se e gëzon te qytetarët dhe strukturat e LDK-së.
-
Rudi, deputeti i parë me karrocë në Kuvend, tregon se për çka do të angazhohet
-
19 vjet pasi i shpëtoi atentatit, Rudi kërkon ulëse në Kuvend
-
Rrëfimi i ish-deputetit Fetah Rudi, flet për aktivizmin ndër vite e atentatin ndaj tij
-
Ish-deputeti i LDK-së tregon si e kishte ndihmuar Berlusconi pas atentatit
-
“Neue Zürcher Zeitung” shkruan se Gjykata Speciale është shpresa e fundit për drejtësi në Kosovë.