Zgjedhjet 2019

Ankesat që pranoi Avokati i Popullit lidhur me procesin zgjedhor

Ankesat që pranoi Avokati i Popullit lidhur me procesin zgjedhor

Avokati i Popullit ka pranuar dy ankesa lidhur me procesin zgjedhor me pretendimin se ka pasur shkelje të drejtës se votës. Njëra ankesë është grupore dhe ka të bëjë me votat e diasporës që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka shpallur të vlefshme, ndërsa tjetra është ankesë individuale.

Avokati i Popullit Hilmi Jashari thotë se institucioni që ai drejton do t’i shqyrtojë ankesat e pranuara dhe do të dalë me qëndrim.