Zgjedhjet 2019

VV-ja me ankesë në PZAP për mosnumërimin e 4639 dërgesave postare me fletëvotime të mërgatës

Foto: Driton Paçarada / KD
 

Lëvizja Vetëvendosje sot ushtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mosnumërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 të dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga mërgata, bën të ditur Vetëvendosja përmes faqes zyrtare.

VV-ja thotë se mbrëmë u numëruan 13491 fletëvotime të votuesve nga mërgata.