Zgjedhjet 2019

Rakiq: Po vidhen votat tona për të instaluar serbët e dëgjueshëm të Prishtinës në Parlament

Foto: Koha
 

Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se sot anëtarët e kësaj partie janë larguar nga hapësirat e Qendrës për numërim të votave në Prishtinë, duke shtuar se aktualisht po ndodh vjedhja e votave serbe për ta përmbysur vullnetin zgjedhor.

Në një komunikatë për media, Rakiqi, sikurse edhe Stevan Veselinoviq, anëtari i Listës Serbe në KQZ, ka thënë se ngjarja e sotme, ku u raportua për helmim të 9 personave derisa po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, është “farsë shoviniste nën regjinë e partive politike shqiptare, me ndihmën e Policisë së Kosovës, Komisionit Qendror Zgjedhor dhe institucioneve tjera kosovare, duke bërë vjedhjen e votave serbe në favor të Rashiqit, Petroviqit, Rada Trajkoviqit, Jablanoviqit dhe serbëve tjerë të dëgjueshëm, në qendër të Prishtinës”, transmeton Koha.net.