Stevan Veselinoviq, anëtari i Listës Serbe në KQZ, është deklaruar lidhur me helmimin dhe alergjitë e anëtarëve të komisionit që merren me verifikimin dhe numërimin e votave të ardhura nga Serbia.
Ai ka thënë se ky helmim është “shfaqje e orkestruar” dhe “mashtrim shovinist” me qëllim “që të vjedhin votat” e kësaj liste dhe t’u shpërndahen të tjerëve të cilët nuk fituan numër të konsiderueshëm votash të komunitetit serb, raporton portali serb i Kosovës, “Kosovo Onlajn”, transmeton KTV.
Veselinoviq, i cili ishte i pranishëm gjatë numërimit të këtyre votave, shpjegoi se në një moment, ‘sikur të kurdisur’ punëtorët në sekretariatin në fjalë që numëronin zarfet u ankuan në kundërmimin e tyre, duke thënë se po shkaktojnë alergji dhe kruajtje.
-
Askush s’ka përgjigje si dhe pse ndodhi reaksioni alergjik me votat nga Serbia
-
Si në Chernobyl, votat nga Serbia numërohen e verifikohen ende pa përfunduar hetimet rreth alergjisë
-
Nis verifikimi i votave të ardhura me postë nga Serbia
-
Vuçiqi “zbulon” motivin e “lojës së helmimit të shqiptarëve” me fletëvotimet nga Serbia
-
VV kërkon të zbardhet rasti i helmimit të zyrtarëve të KQZ-së