Zgjedhjet 2019

DnV: Me 80 për qind të votave të numëruara, LDK-ja rikthen vendin e parë

Foto: Driton Paçarada / Koha

Demokracia në Veprim thotë se ka monitoruar dhe përpunuar 80 për qind të votave të numëruara, e sipas saj primatin e kthen Lidhja Demokratike e Kosovës.

DnV thotë se rezultatet preliminare për fletëvotimet e numëruara për 2047 vendvotime ose 80% e të gjitha vendvotimeve në Kosovë janë si më poshtë:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 22.41 %

Koalicioni AAK-PSD 100% Kosovë 12.01 %

Sloboda 0.15%

Nisma Socialdemokrate- Aleanca Kosova e Re- PD 5.25 %

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) 24.27 %

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 24.63 %

Lista Srpska 6.8%

Tjera 4.47%