Zgjedhjet 2019

Një person u arrestua në Prizren, fotografoi votën për PDK-në

Një person u arrestua në Prizren, fotografoi votën për PDK-në
 

Një person është arrestuar një orë para mbylljes së vendvotimit në shkollën “11 Marsi” në Prizren, pasi ishte kapur teksa fotografonte votën.

Sipas burimeve të KTV-së, personi kishte pranuar veprën në Polici, ndërsa ka treguar se kishte pasur presion dhe i ishte kërkuar që të fotografonte votën e tij për PDK-në.