Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

PDK-ja shpall fitoren

Pesëmbëdhjetë minuta pas mbylljes së qendrave të votimit, PDK-ja e ka shpallur veten fitues të zgjedhjeve të parakohshme.

Abelard Tahiri, ka thënë në një konferencë për medie, se ata prijnë me një diferencë të vogël ndaj partisë së dytë, derisa nuk ka treguar se cila është kjo parti, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si PDK i ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit që të bëjnë punën e tyre në numërimin e votave. PDK do të jetë parti e parë në shumicën e komunave, por presim një fitore më të vogël se zakonisht. Për fat të keq asnjë exit poll s’ka qenë i saktë në asnjë palë zgjedhje. Jemi të bindur se PDK ka shënuar fitore me një dallim shumë të vogël nga partia e dytë”, tha ai.