Zgjedhjet 2019

Haradinaj nuk komenton për rezultatin, lavdëron numrin e madh të daljes në votime

Në një paraqitje të shkurtë pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerësoi se procesi zgjedhor ka kaluar shumë.

“Dua të veçoj tri momente nga ky proces zgjedhor. Së pari, është treguar pjekuri dhe procesi ka shkuar shumë mirë. Pastaj, është votuar vetëm me dokumente të Republikës së Kosovës, gjë që ndodhë për herë të parë dhe është pozitive. Dhe së fundmi, u vërtetua që është më së miri kur vullneti i kthehet sovranit dhe ai vendosë për të ardhmen e vet”, tha Haradinaj, raporton KTV.

Ai refuzoi të komentojë rezultatin, por e lavdëroi daljen e madhe të qytetarëve.

“Është shumë mirë që pasur dalje më të madhe, Aleanca ka shënuar rritje, por nuk dua të komentoj ndonjë rezultat”, shtoi ai.