Zgjedhjet 2019

Apostolova: Ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë

Apostolova: Ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë
 

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Sot është ditë shumë e rëndësishme për Kosovën, kjo është dita ku demokracia do të tregojë të vërtetën që do të ndodhë në Kuvend. Qytetarët e Kosovës duhet të dalin dhe të votojnë, është ditë jashtëzakonisht e rëndësishme”, është shprehur Apostolova, shkruan REL.