Xhezide Aliu, 106 vjeçare nga fshati Dardani i Komunës së Ferizajt, të dielën në mëngjes ka mësyrë qendrën e votimit me nr. 2512D/01R, me qëllim që të ndryshojë vendin për një jetesë më të mirë.
Ajo megjithëse e shtyrë në moshë dhe me telashe shëndetësore ka thënë se edhe qytetarët e tjerë duhet ta marrin këtë shembull dhe të dalin për të votuar sepse Kosovën e presin procese të rëndësishme gjatë këtij mandati, raporton Koha Ditore.
“Nga këto zgjedhje presim një jetë edhe më të mirë për qytetarët dhe për të rinjtë. Urojmë që të hapen vende të punës dhe mos të ikin të rinjtë nga Kosova”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm
-
110-vjeçarja Xhezide Aliu, gruaja më e moshuar në Kosovë
-
Ferizaj kërkon heqjen e emrit “Urosevac” nga përdorimi zyrtar, nisin nënshkrimet
-
Gjini: Qytetarët duhet ta thonë fjalën e tyre
-
Osmani: Qytetarët sot vendosin për një të ardhme më të mirë
-
Aliu viziton disa fshatra të Ferizajt: Kumboi zëri i fitores së qytetarëve