Zgjedhjet 2019

Prokuroria: Të gjithë personat që fotografojnë votën do të ndalohen

Foto: Alban Bujari / KD
 

Prokurori i Shtetit thotë se është në përcjellje të të gjithë procesit zgjedhor, derisa ka konfirmuar se të gjithë ata që e fotografojnë votën do të ndalohen.

“Deri më tani kemi pranuar informata të shumta por, pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave, kemi ardhur në përfundim se kemi vetëm një rast në Mitrovicën e veriut, për të cilën prokuroria ka lëshuar vendim ndalimi për 48 orë”, thuhet në komunikatë.