Zgjedhjet 2019

Voton Valdete Daka, bën thirrje për kujdes gjatë procesit të zgjedhjeve

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka kryer obligimin e saj qytetar duke votuar në Prishtinë.

Ajo ka porositur qytetarët, komisionerët e partitë politike që të bëjnë kujdes gjatë ditës së sotme në mënyrë që të ketë proces të rregullt zgjedhor.

Sot voton Kosova

“Pasiqë e kam kryer obligimin tim kushtetues dhe qytetar. I ftoj të gjithë qytetarët, të gjitha subjektet politike, komisionet që ditën e sotme të kenë kujdes dhe nga ky moment procesi është në duart e tyre. Ta kemi parasysh se gjithçka që do të ndodhë i faturohet Kosovës, e jo atyre. Suksese të gjithëve e punë të mbarë”, ka thënë Daka.

KTV-ja raporton se në Komunën e Prizrenit janë hapur me rregull qendrat e votimit.

E edhe në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë qendra e votimit është hapur me kohë.