Zgjedhjet 2019

Kurti në Vushtrri: Më 6 tetor bëni të paguajnë ata që iu gënjyen, duke e votuar Vetëvendosjen

Kurti në Vushtrri: Më 6 tetor bëni të paguajnë ata që iu gënjyen, duke e votuar Vetëvendosjen

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim në qytetin e Vushtrrisë.

Kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, tha para të pranishmëve se epoka e zhvillimit e përparimit do të njohë dyfishimin e prodhimit bujqësor përmes granteve, subvencioneve e mbrojtjes së prodhimit vendor dhe se fitimi nga bujqësia do të pesëfishohet nga nxitja e hapjes së fabrikave për përpunimin e produkteve bujqësore.