Zgjedhjet 2019

Limaj në Prishtinë thotë se “njerëzit janë lodhur nga fjalët e thata”

Limaj në Prishtinë thotë se “njerëzit janë lodhur nga fjalët e thata”

Kreu i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj thotë se gjatë këtyre ditëve të fushatës, janë takuar me të gjitha moshat, e shtresat e Kosovës, për çka ai zotohet se kanë vërejtur gatishmërinë e qytetarëve që të shohin bashkimin e shtetit.

Ai para përkrahësve të tij në Prishtinë, tha se edhe në vitet e ‘90-ta ka pasur propagandë për të lënë vendin, e që sipas tij situatë e njëjtë është pothuajse edhe sot.