Zgjedhjet 2019

Kurti në Kaçanik premton një të punësuar për çdo familje që është në skemë sociale

 

​Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti tha në Kaçanik se pas 6 tetorit do të thyhet krimi, papunësia dhe varfëria.

Aty ai premtoi që përmes punësimit sezonal do të punësojnë nga një anëtarë të çdo familje, që janë në skemën sociale.