Zgjedhjet 2019

Mustafa, AAK-së: S’ka 100% shtet pa përkrahjen e SHBA-së e BE-së

 

Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani, gjatë tubimit elektoral në Pejë, tha se më 6 tetor, me vullnetin e lirë qytetarët e Kosovës do të votojnë për t'i hequr qafe zullumqarët që e kanë ngulfatur shtetin dhe e kanë vrarë ardhmërinë e tyre.

“Ata i kanë ngulfatur të gjitha institucionet përfshirë Universitetin e Pejës. I kanë mbushur me militantë të gjitha këto institucione dhe po vazhdojnë t'i mbushin edhe tani në kohë fushatë. Në do t'i ç’kapim të gjitha këto institucione nga këta njerëz të krimit e korrupsionit, do t'i ç’kapim nga këta që rrënuan çdo gjë në Kosove. Do t'i largojmë nga pushteti ata që ja kanë zënë frymën Kosovës. Më 6 tetor PDK-në dhe partnerët e saj të korruptuar do t'i dërgojmë në opozitë të gjatë”, ka thënë Osmani.