Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një takim me qytetarë në Han të Elezit.
Para të pranishmëve, kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se qeveria e re në krye me Albin Kurtin, më 6 tetor do e vë vendin në binarët e drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik.
“Të tjerët patën rastin të tregohen dhe nuk sollën ndryshime por vetëm u bënë keqpërdorues e sundimtar të ligjit. Erdhi dita për drejtësinë sepse Lëvizja do e luftoj krimin dhe korrupsionin, erdhi dita e shtetit të mirëqenies dhe barazisë, erdhi dita për shëndetësinë e sigurimet shëndetësore, për arsimin e shkollat profesionale që do t’i ndërtoj Lëvizja për aftësimin dhe punësimin e të rinjve”, ka thënë ai.
Ndërkaq kandidati Emrush Xhemajli, theksoi se sundimtarëve po iu vjen fundi dhe koha është për qeverisjen e Lëvizjes që trajton me prioritet drejtësinë, ekonominë, varfërinë e pabarazinë si dhe ambientin ku nënvizoi se Hanin e Elezit që vuan nga ndotja e ajrit, ujit dhe tokës.
Xhemaji tha se ata sundimtarë që bëjnë thirrje t’iu besohet tashmë nuk iu beson askush, kurse ata që flasin për 100% shtet, po t’iu zgjatej edhe pak sundimi do t’i emëronin edhe 100 zëvendësministra dhe nga 100 skandale do i bënin edhe 1000 të tjera.
Kandidati Hekuran Murati tha se me datë 6 tetor do të ndodhë një prerje mes 20 viteve të kaluara dhe 20 viteve të ardhshme.
“Me qeverinë e re që do sjell sigurime shëndetësore nuk do të ketë më të sëmurë që kërkojnë para për shërim jashtë vendit. Me qeverinë e re do të ketë skema sociale që nuk e lënë as një familje pa kulm mbi kokë dhe asnjë familje pa dikë të punësuar. Me qeverinë e re do të ketë përkrahje për ndërmarrësit e rinj, sepse vetëm kështu me datë 6 tetor ikën terri dhe vjen dita e ndryshimit”. Ka thënë ai.