Zgjedhjet 2019

Kurti: Për shkak të qeverive të korruptuara eksportojmë njerëz në BE

Kurti: Për shkak të qeverive të korruptuara eksportojmë njerëz në BE
 

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se toka e bereqetshme dhe tradita bujqësore, kanë bërë që Rugova e Hasit dhe i gjithë rajoni i Anadrinit të quhen hambar i Kosovës.

Sipas tij, bujqit e Kosovës dikur, prodhimet e veta i kanë eksportuar në të gjitha tregjet e ish-Jugosllavisë, ndërsa sot për shkak të qeverive të korruptuara, eksportojmë njerëzit të vyeshëm për në shtetet e BE-së.