Zgjedhjet 2019

Kush kë ndër serbë po kërcënon në prag të zgjedhjeve në Kosovë

Foto: Koha

Sjelljet e pakulturuara, presionet, kërcënimet dhe shantazhet se njerëzit do të mbesin pa punë po shoqërojnë procesin zgjedhor në mjediset serbe në Kosovë, pohojnë disa nga liderët politikë serbë, ndërsa shtojnë se situata do të jete edhe më e keqe, shkruan REL në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.

Zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor fillon më 25 shtator dhe do të zgjasë dhjetë ditë. Qytetarët do të vendosin midis 25 subjekteve politike nga komunitetet shqiptare, serbe, boshnjake, turke, gorane dhe REA (romë, ashkalinj, egjiptianë).

Komunitetin serb në këto zgjedhje e përfaqësojnë katër subjkete politike - Partia e Serbëve të Kosovës nga Leposaviqi, koalicioni Slloboda (Liria) me seli në Graçanic[, Partia e Pavarur Livbrelae, po ashtu me seli në Graçanicë, dhe Lista Serbe me seli në Mitrovicën veriore, e cila udhëheq të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Lista Serbe deri tash kishte nëntë nga dhjetë vendet për deputetë serbë, sa ka ky komunitet në Kuvendin e Kosovës.

Ndonëse fushata ende nuk ka filluar zyrtarisht, akuzat, para së gjithash në llogari të Listës Serbe, të vetmen nga faktorët politikë serbë në Kosovë e mbështet Beogradi zyrtar, janë të mëdha.

Rashiq: Kanë shkuar një hap përtej

Bartësi i listës së koalicionit Slloboda dhe kandidati për kryeministër, Nenad Rashiq, përmes një deklarate për Radio Evropën e Lirë (REL) tha se qëllimi i këtij koalicioni është t'ia kthejë popullit serb në Kosovë dinjitetin dhe të drejtën për vetëvendosje. Ai, ndërkaq tha se kushtet në terren janë anormale, se për të ardhur në pushtet mjetet nuk po zgjidhen dhe se për këto arsye nuk ka kushte për zgjedhje fer e korrekte.

Ai ka shtuar se të gjitha mekanizmat shteërore të Serbisë janë përdorur për të ushtruar ndikim në trupin zgjedhor serb në Kosovë dhe thekson se të gjitha këto nuk janë risi që kur ka dalë në skenë ista Serbe, porse tash "kanë shkuar një hap përpara".

"Disa njerëz janë dënuar nga puna, një nga bashkëpunëtorët e mi të premtën është suspenduar nga puna, ata që janë në kosmisionet zgjedhore janë ftuar nga menaxherët e tyre, përkatësisht punëdhënësit, drejtorët ose shefat, të tërhiqen nga komisionet zgjedhore ose nga aktivetet... “, ka sqaruar Rashiq. .

"Kjo do të na detyrojë që ne, të cilët jemi oponentë, të merremi me politikë "ilegalisht", sikur jemi lëvizjes e rezistencës në vendin e okupuar", është shprehur ai.

Jabllanoviq: Kërcënimet e shantazhet janë bërë të përditshme

Aleksandar Jabllanoviq, lideri i Partisë së Serbëev të Kosovës me seli në Leposaviq i ka thënë REL-it se situata në terren për fillim të fushatës është e rëndë, ndërsa kërcënimet dhe shantazhet ndaj njerëzve se do të mbesin pa punë janë bërë të përditshme.

"Këto kërcënime kanë shkuar aq larg, sa një zonje që është kandidate në listën tonë, ndërsa është punëtore e Komunës së Leposaviqit, i është dhënë për detyrë që të sjellë një listë me 15 votash të sigurta për Listën Serbe...", ka treguar Jabllanoviq.

Jevtiq: E pakuptimtë

Por nga Lista Serbe thonë se kundërshtarët e tyre politik po flasin broçkulla. Nënkryetari i kësaj Liste, Dalibor, në deklaratën e tij dhënë REL-it tha se janë të pakuptimta ato që thonë kundërshtarët e saj. Madje nuk ngurron të akuzojë Sllobodan Petroviqin, liderin e Partisë së Pavarur Liberale, për kërcënim.

Petroviqi: Rrena

Sllobodan Petroviqi, ndërkaq thotë se ato që thonë (nga Lista Serbe) të gjitha janë rrena.

"Deri tash ata kanë bërë shumë gënjeshtra..." është shprehur ai, ndërsa ka shtuar se partia e tij me javë bën thirrje që të mos përsëritet procesi zgjedhor nga viti 2017, "kur disa qindra njerëz humbën punën ose ndihmën sociale".

BE këtë rast e quan të shkëlqyer që aktorët në Kosovë të demonstrojnë përkushtimin për demokraci, transmeton Koha.net.