Zgjedhjet 2019

PZAP-ja paralajmëron partitë: Shkelja Ligjit zgjedhor kushton deri 50 mijë euro

Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me fushatën zgjedhore, e cila zyrtarisht fillon nesër, më 25 shtator.

Gyltene Sylejmani, kryetare e PZAP-së, u ka bërë thirrje partive politike të bëjnë fushatë në përputhje me ligjin, pasi në të kundërtën do të shqiptojë gjoba deri në 50 mijë euro, përcjell EO.

“Qëllimi i kësaj konference është t’i njoftojmë gjithë opinionin se fushata zgjedhore nis nga data 25- shtator dhe zgjat deri më 4 tetor”.

“Të gjitha subjektet politik kanë të drejtë të mbajnë tubime, të bëjnë fushatë të drejtë në përputhje me ligjin. Por janë kornizat ligjore për fushatë zgjedhore, vendet e lejuara dhe të gabuara të fushatës zgjedhore. PZAP-ja mund të shqiptojë gjoba deri në 50 mijë euro”, tha kryetarja e PZAP-it.