Zgjedhjet 2019

​Haradinaj thotë se koncepti i Vetëvendosjes është komunist, ironizon me deklaratat e Veselit

​Haradinaj thotë se koncepti i Vetëvendosjes është komunist, ironizon me deklaratat e Veselit

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, thotë se Kosova ka punuar pak për t’i “rehatuar” punët e saj, derisa sipas tij, gjithmonë iu është bërë qejfi të tjerëve.

Kështu u shpreh ai gjatë takimit me qytetarët e Ratkocit të Rahovecit, ku para tyre ai ka premtuar se do të hiqet akciza e naftës, madje shtoi se do të kthehet sistemi për mbrojtjen nga reshjet. Krahas kësaj, ai ka premtuar edhe rritjen e pagës minimale.