Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në bazë të kompetencave të tij, të mbështetura në ligj, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të automjeteve zyrtare që stafi politik i ka pasur në shfrytëzim 24 orë.
Në vendim thuhet se obligohen zëvendësministrat, këshilltarët dhe stafi tjetër i kabinetit që automjetet zyrtare të cilat i kanë pasur në shfrytëzim 24 orë t’i dorëzojnë dhe t’i kthejnë në parkingun e MKRS-së, duke shfuqizuar çdo vendim të mëhershëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGashi ka thënë se përmes këtij vendimi synohet të parandalohet keqpërdorimi i automjeteve në fushatën zgjedhore, të ruhet imazhi i institucionit dhe të ketë zbatueshmëri të plotë të legjislacionit, njëkohësisht dëshiron të krijoj një praktikë të re institucionale për të të gjithë pasardhësit e tij politik.
“Tashmë kur fillon fushata dhe rritet qarkullimi dhe kontaktimi e komunikimi me sa më shumë qytetarë, me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të veturave zyrtare në kohë fushate zgjedhjesh, kam marr këtë vendim i cili përpos që do të reduktojë shpenzimet e ministrisë, do të ruajë imazhin jo vetëm të institucionit por edhe të personave që janë përgjegjës për veturat zyrtare”, tha Gashi.