Zgjedhjet 2019

​Limaj në Mitrovicë: Kosovës i duhet një kryeministër reformator që nuk kalkulon në vota partiake

​Limaj në Mitrovicë: Kosovës i duhet një kryeministër reformator që nuk kalkulon në vota partiake

Kosova ka nevojë për një qeveri reformatore e cila e nxjerr vendin nga gjendja në të cilën është, ka deklaruar kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD Fatmir Limaj, gjatë një takimi me struktura të Nismës në Mitrovicë.

Ai ka thënë se si një kryeministër reformator e ka për qëllim t'i kryejë disa punë, e që të parën e ka përmendur përfundimin e dialogut me shtetin serb.