Sonte në Rubikon të KTV-së, me fillim prej orës 20:00, do të ketë përballje të figurave të rëndësishme të partive politike.
Kush është më afër fitores në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit?
A janë duke u shpalosur programet politike?
Cila është fushata që po zhvillohet aktualisht?
Për këto dhe shumë çështje të tjera sonte përballen Avdullah Hoti i LDK-së, Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, Memli Krasniqi i PDK-së dhe Visar Ymeri nga koalicioni AAK-PSD.
Rubikon kalohet ekskluzivisht vetëm në Kohavision.