Zgjedhjet 2019

Kurti kryeministër paralajmëron zvogëlim të qeverisë e zgjerim të shtetit

Kurti kryeministër paralajmëron zvogëlim të qeverisë e zgjerim të shtetit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se gjëja e parë që do të bëjë në qeveri do të jetë zvogëlimi i qeverisë dhe zgjerimi i shtetit duke shtuar se ai nuk ka nevojë për 3 zëvendës dhe 35 këshilltarë.

Kurti këto komente i bëri gjatë tri takimeve me qytetarë në Podujevë, ku tha se mbështetjen për prodhimin vendor, shpërndarje, por edhe në konsum, qeveria e Lëvizjes do ta garantojë përmes ligjit për mbrojtjen e prodhimit vendor.