Bislimi: Subjektet po e shohin vetën në opozitë prandaj janë bërë të zhurmshme

Bislimi thotë se për dallim prej të tjerëve VV-ja e shkruan vetë programin, i ka 20 pika

13 September 2019 23:52
00:00

Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se kjo parti do ta shpalosë me 18 shtator programin me të cilin synon të qeverisë në mandatin e ardhshëm.

Në Interaktiv të KTV-së, ai ka zbuluar se programi bazohet në 20 pika, e cila më pas përkthehet në masa konkrete.

Bislimi ka thënë se ato 20 pika prekin pikat kyçe në tri fusha. E para në atë të sundimit të ligjit, sepse siç ka thënë “nuk mund të ketë zhvillim ekonomik, përderisa ka haraç e nepotizëm”.

E dyta, sipas tij, është se si të bëhet një ekonomi e fortë, e cila mundëson që të gjenerohen vende të punës.

Çështja e tretë, ka thënë ai, është ajo që shteti merr në përkujdesje ata qytetarë që në njëfarë mënyre mbesin mbrapa, “që në kuadër të tranzicionit humbin punën ose nuk i kanë aftësitë e duhura”. Kështu thotë ai se Vetëvendosje e lufton varfërinë.

Gjithashtu në programin e VV-së, sipas tij, specifikohet edhe ajo se si e sheh kjo parti çështjen e zhvillimit të arsimit dhe shëndetësisë, si dhe të politikës së jashtme.

Ai ka thënë se për dallim prej subjekteve të tjera, që siç ka thënë, vjedhin programe, Vetëvendosje e shkruan vet programin.

“Për shembull, unë e kam shkruar pjesën e shtesave për fëmijë në programin tonë. Aty ka specifikuar të gjithë parametrat për të ardhur te rezultati që 10 euro është shtesa e përballueshme akultualisht për një fëmijë. Donika Kadaj e ka vjedh vetëm këtë çështjen e 10 eurove, dhe faktikisht e ka stërkeqë”, ka thënë Bislimi.

“Po ashtu edhe idenë për Fondin zhvillimor, e ka vjedh Haradinaj. Ai as që e di që ajo është masë e majtë”, ka thënë Bislimi, duke përmendur edhe idenë e banimin e përballueshëm për çiftet e reja, e sheh te programet e tjera.

“Është shumë keq kur e vjedh, sepse nuk e din ku qëndron ideja prapa saj. Ndërsa ne e dimë edhe pse është presja në mes të fjalisë, e nuk është në fund”, ka thënë Bislimi.


Bislimi: LDK-ja është partneri ynë i parë, por ne nuk jemi për ta

Shefi i Shtabit Zgjedhorë të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk merret me PDK as me të tjerët pasi që sipas tij, LDK mbetet partneri i parë për ndërtimin e Qeverisë.

Ai tutje ka shtuar se LDK-ja e dinte që Vetëvendosje do ta merrte postin e kryeministrit, prandaj nuk e pranoi ofertën e tyre.

Ai thotë se deklaratat e LDK-së se VV është partneri i parë për bashkëqeverisje, po bëhen vetëm për slogan politik.

“Për neve LDK-ja mbetet partia e parë, por ne nuk jemi partia e tyre e parë. Deklaratat që ne jemi partner për ta, janë vetëm slogan politik. Nëse ka qenë Vjosa Osmani më e fuqishme se Isa Mustafa, atëherë ajo është dashur të bëhet kryetare e partisë, së pari duhet të kesh forcën brenda partisë”, ka thënë ai.

Sipas tij sondazhet në Kosovë nuk janë të besueshme duke shtuar se rezultati në ditën e zgjedhjeve ndryshon nga sondazhet e para zgjedhjeve.

23:58

Bislimi: Taksa ishte një inat politik, u bë pa zero analizë

Besnik Bislimi, shef i Shtabit Zgjedhor të Vetëvendosjes në Interaktiv të KTV-së ka thënë se taksa ndaj Serbisë ishte një inat politik, e cila ishte bërë pa analizë.

“Është shumë indikative që Haradinaj mburret me taksën, që ka zero analizë politike, e zero vizion. E ka fut një instrument ekonomik. Ky ka qenë një inat politik. Kur e merr një vendim të tillë duhen shumë analiza. Kjo është sikur me dalë një vendim se nga nesër do të vozisim në anën e majtë të rrugës, kjo është absurde”, ka thënë Bislimi.

Tutje ai ka shtuar se Vetëvendosje do të ketë reciprocitet ndaj Serbisë.

“Ne themi se trajtimi duhet të jetë i njëllojtë, pra reciprocitet ndaj Serbisë që është edhe më i pranueshëm për ndërkombëtarët. Por, nuk mundesh me e gjet asnjë vendim të Haradinajt ku nuk ka pasur një keqpërdorim buxhetor”, është shprehur Bislimi.

Tutje ai ka folur për raportin ndërmjet Vetëvendosjes me kreun i LDK-së, Isa Mustafa, dhe sulmet që kishin bërë ndaj tij.

Ai thotë se askush nga familja Mustafa nuk ka kërkuar ndihmë për shkak të veprimeve të Vetëvendosjes.

“Tregoni një anëtar të familjes së Mustafës që ka kërkuar ndihmë për shkak të veprimeve tona”, ka thënë ai.

23:52

Bislimi: Subjektet po e shohin vetën në opozitë prandaj janë bërë të zhurmshme

Shefi i Shtabit Zgjedhorë të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se koalicionin AAK-PSD nuk e sheh askund në pasqyrë prandaj refuzon të merret me ta.

Ai thotë se subjektet politike kanë filluar ta shohin vetën në opozitë, prandaj janë bërë të zhurmshme.

Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se Haradinaj duhet të jetë i lumtur nëse di t’i arrijë deputetët që i ka pasur.

“Subjektet kanë filluar me pa vetën në opozitë e prandaj janë bërë të zhurmshëm. Unë ndjej edhe keqardhje për gjendjen në të cilën ndodhet PSD. Unë e di që AAK-PSD nuk i shoh askund në pasqyrë dhe kur afrohen në 8 deputetë diferencë, atëherë do të merrem me ta. Haradinaj duhet me qenë i lumtur nëse do të arrijë të i bëjë ata deputet që i ka pasur. Për mua është e parëndësishme PSD dhe në programin tonë nuk figuron”, ka thënë ai.

Bislimi tutje ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk i quan tradhtarë e as kriminel të gjithë ata të cilët janë larguar nga ky subjekt.

“Unë nuk dua të ndërtoj opinion për ta. Nga LVV ka dalë edhe Ilir Deda, Driton Çaushi, Besa Baftiu dhe ne nuk kemi thënë asgjë për ta”, ka thënë ai.

Sipas Bislimit të gjitha partitë duhet të konkurrojnë me ide e programe dhe jo me përleshje fizike derisa ka shtuar se subjektet politike po paralajmërojnë një opozitë të zhurmshme.

Ai ka thënë se Vetëvendosje ka të rinj, prandaj i dërgon në debate, duke shtuar se aderimet nuk i kanë marrë për t’i fshehur.

Sipas tij, aderimet e reja nuk janë pranuar për ta shkruar historinë, pasi që sipas tij, ajo është shkruar më herët.

Ai tutje shton se Vetëvendosje ka bërë programin dhe më 18 shtator do të shpaloset dhe se aderimet e reja duhet të pyetën për programet dhe jo për të kaluarën.

Ai tutje ka thënë se ata nuk e kanë akuzuar Dardan Molliqajn për sulm fizik ndaj anëtarit të VV-së Haki Abazit dhe një gjë të tillë e ka bërë policia.

Bislimi thotë se ka kërkuar qasje në videot të cilat kanë incizuar ngjarjen pas debatit, por se nuk ka pasur qasje.

Ai ka thënë se pas daljes nga emisioni, Abazi është sulmuar nga Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.

“Nëse Abazi është rrëzuar, pse ka ikur ai, pse nuk është përgjigjur në thirrjet e policisë. Mua më shqetëson vendosmëria e Molliqajt sikur provat do të zhduken”, ka thënë ai duke shtuar se do të bëjnë kërkesë që Abazit t’i lejohet qasja në pamjet e kamerave.

Ai tutje ka thënë se Molliqaj bashkë me subjektin e tij politik nuk kanë rëndësi për të.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme