Zgjedhjet 2019

KQZ vendos sot për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve

Descriptive Text

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës, ku në rend të ditës është paraparë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

KQZ nëpërmjet një njoftimit thotë se në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe akreditimi i grupit të parë të vëzhguesve të këtyre zgjedhjeve.