Listën me kandidatët për deputetë e ka dorëzuar edhe Partia e Ashkalinjve për Integrim.
Qazim Rrahmani ka deklaruar se Partia e Ashkalinjve për Integrim është parti parlamentare, që garon për vendet e garantuara në kuadër të Kushtetutës së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Partia e Ashkalinjve për Integrim është parti parlamentare garon për vendet e garantuara në kuadër të Kushtetutës së Kosovës. Garojnë për vendin e komunitetit ashkalinjë. Mendojmë që është parti e përgatitur për këto zgjedhje, ka përgatitur edhe dokumentacionin e nevojshëm, presim edhe certifikimin e partisë tonë. Kemi 38 kandidatë në listën e kandidatëve, garojmë fuqishëm që ashkalinjtë do të tregojnë vetën në këto zgjedhje", tha Rrahmani.
Listën e kandidatëve për deputetë e kanë dorëzuar edhe Partia liberale Egjiptiane me 48 kandidatë gjithsej, raporton KsP.