Zgjedhjet 2019

Familja e Oliver Ivanoviqit kërkon të mos përdoret emri i tij në listat zgjedhore

Familja e Oliver Ivanoviqit kërkon të mos përdoret emri i tij në listat zgjedhore
 

Familja e Oliver Ivanoviqit i është drejtuar Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës me kërkesën që emri i politikanit të vrarë (16 janar 2018) të mos përdoret si emër në listat zgjedhore, ka njoftuar nipi i tij, Aleksandar Ivanoviq.

Me rastin e vendimit të Ksenija Bozhoviqit, nënkryetare e partisë GI SDP (Iniciativa Qytetare Serbia, Demokracia, Drejtësia) të Oliver Ivanoviqit, që të mbështesë Listën Serbe në zgjedhjet e paralajmëruara parlamentare të Kosovës, ka reaguar nipi (djali i vëllait) i politikanit të vrarë, Aleksandi, i cili ka bërë me dije se familja Ivanoviq i është drejtuar KQZ-së në Prishtinë, transmeton Koha.net raportimin e KIM Radio.