Zgjedhjet 2019

Deri tani, shtatë parti politike kanë dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për deputetë

Descriptive Text

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri tani ka pranuar shtatë aplikime nga subjektet politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë se deri tani aplikimin për certifikim e kanë dorëzuar, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) me 27 kandidatë, Jedinstvena Goranska Partija (JGP) me 13 kandidatë për deputetë, Srpska Lista me 17 kandidatë për deputetë, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës me 13 kandidatë për deputetë, Gradjanska Iniciativa Gore (GIG) me 6 kandidatë për deputetë, Samostalna Liberalna Stranka (SLS) me 13 kandidatë për deputetë dhe Nova Demokratska Stanka (NDS) me 60 kandidatë për deputetë.

Kujtojmë se sot është dita e fundit kur subjektet politike mund të dorëzojnë për certifikim listat e tyre të kandidatëve për deputetë.