Zgjedhjet 2019

Shoqëria civile kërkon të mos keqpërdoren asetet shtetërore për vota

Foto: Koha / ilustrim
 

Ende pa filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë nga subjektet politike që të mos keqpërdoren asetet publike për qëllime elektorale.

Jo rrallë herë, zyrtarë të qeverisë janë kritikuar nga shoqëria civile për keqpërdorim të aseteve shtetërore, konkretisht të vetura zyrtare, pasi sipas tyre, makinat zyrtare janë shfrytëzuar edhe vikendeve për nevoja personale e madje edhe pushime jashtë vendit.