Via Balcanica

Mali i Zi: Humor në llogari të vetes

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Qeshja është ilaç. Kur është ngjitëse, për dallim nga virusi, nuk është e rrezikshme, por shëruese. Ndihmon që së paku për një moment të harrojmë gjithë atë që është keq dhe të relaksohemi. Malazezve, në këtë, në dy vjetët e fundit u ndihmon dyshja e njohur si “Kumarat”. Didën dhe Migën i pyesim se çka i shtyn të qeshin më së shumti njerëzit në Mal të Zi sot?

“Mjaft shpesh qeshin prej telasheve. Vetëm të përmend, ja kjo situata jonë politike. MOS TË QESHTE NJERIU DO TË ÇMENDEJ, A MUND TË THUHET KËSHTU? Mundet, mos të kishte qeshje, nuk di si do ta kisha mbijetuar këtë pandemi”, ka thënë Miodrag Miga Manerik.