Via Balcanica

BeH: Të huajt dhe tanët

 

Bruno Palestra është boshnjak 92 vjeç, por dhe italian. Ka lindur në Bjelinë, është shkolluar në Milano, jetën e ka kaluar në Sarajevë.

“Babai im, diku në shekullin e kaluar, në vitet ’20, meqë Italia ishte në krizë, kërkoi punë, sikur që bëjnë këta të rinjtë tanë tash, sepse është krizë në vendin tonë, ashtu ishte në atë kohë në Itali. Kishte periudha të tilla kur ato kriza ishin të mëdha dhe shumë italianë shkuan nëpër botë, posaçërisht në Amerikën Jugore. Kështu babai im, përndryshe milanez, nga Milano, zgjodhi Jugosllavinë e atëhershme, e zgjodhi për të gjetur një punë aty. Ai u punësua dhe punoi si tregtar, në fakt për një firmë italiane”, ka thënë Bruno Palestra.