Via Balcanica

BeH: Njihe vendin tënd

Në shumë vende të Ballkanit kjo verë ka kaluar në shenjën e sloganit “Njihe atdheun tënd!”.

Për shkak të pandemisë, edhe qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës i janë kthyer turizmit vendor.

Kryeqyteti i BeH-së, Sarajeva, është atraksion turistik botëror. Këtë verë destinacionet në qytetin mbi lumin Milaçka janë gjysmë të zbrazëta.

Shenja e njohur e Sarajevës, Aleja e madhe në Ilixhë, duket trishtueshëm.

Të rrallë janë kalimtarët në këtë shëtitore të njohur, ndërsa turistët janë vetëm një emër që kujtohet. As karrocierët më të vjetër nuk mbajnë mend pamje të tilla.

“Sot karroca në Alejë është…nuk dua të them ‘zero’, por aty është kjo. Po ua them vetëm një shembull: dikur këtu vlonte. Është thënia “Nëse nuk ke hëngër peshk në Vrellë të Bosnjës dhe qebapë në Bashçarshi, nuk ke qenë në Sarajevë!. Sot, asgjë... të dielën kam fituar 20 KM, nuk ka populli para. Por ka turistë nga Serbia, është e favorshme për ta që të vijnë. Vetëm ata janë, por krejt kjo është dobët. Në Vrellë të Bosnjës turistët po ashtu janë të rrallë, por janë disa grupe që vijnë nga Serbia, tregojnë ata që janë aty për çdo ditë”, ka thënë Emin Mahmutoviq, karrocier.

“KS Vrelo Bosne”

“Marrë parasysh që sezoni është kështu si është, vizitorë nuk ka sikur vitin e kaluar. Përgjysmë janë më pak. Kryesisht vijnë turistë nga BeH, Serbia... janë të mahnitur, por pandemia e ka bërë të veten. A jemi të kënaqur – nuk jemi, por shpresojmë se kjo do të kalojë”, ka thënë Azra Ibriçiq, e punësuar në rajonin e mbrojtur natyror.

“Sa i përket punës këtë vit, kjo vërtet është... mos të ishte Serbia, besoni që do të ishte katastrofë. Duan të fotografohen, duan edhe të shkojnë në restorant. Duhet lejuar secilin, dhe me secilin duhet të jesh i mirë, kushdo që i sjell paratë! Mua nacionaliteti nuk më intereson, mua më intereson njeriu”, ka thënë Asim Aliq, fotograf.

“Kam ardhur me kushërinjtë, kemi ardhur të shëtisim, sepse ne nga Serbia nuk kemi kurrfarë qasjeje në shtete të tjera. Motra na ka marrë me vete që të shëtisim këtu”, ka thënë një turiste nga Serbia.

“Vijmë nga Zrenjanini i Serbisë, për herë të parë jemi këtu. Kemi ardhur për pushim në banjën e afërt, për herë të parë jemi në Vrello të Bosnjës, përndryshe, në Sarajevë nuk kemi qenë qe 30 vjet. Bukur është, Vrello e Bosnjës është shumë e bukur, natyra është e shkëlqyer”, ka thënë një turist nga Serbia.

“Kryeqyteti i vendit tonë vitin e kaluar kishte gati 700.000 turistë. Numra të tillë janë të paarritshëm për sezonin e sivjetmë, ndërsa shënimet për vizita vetëm tani po mblidhen. Pandemia e ka shndërruar në shkretëtirë Sarajevën, e cila, posaçërisht verës, vlon prej turistëve. Megjithatë, një numër të madh prej tyre i gjetëm në teleferikun sarajevas. Ky atraksion ofron pamje të paharrueshme panoramike në luginën e Sarajevës dhe shpie në Trebeviq, një oazë e vërtetë e qetësisë”.

“Sezoni veror është në pik. Për kohën në të cilën gjendemi, kemi vërtet vizitueshmëri të mirë prej mysafirëve. I falënderoj njerëzit që kanë ardhur. Njerëzit e shfrytëzojnë kohën e tyre, marrë parasysh se nuk po udhëtohet askund, ata rregullisht vijnë në teleferik dhe kënaqen me bukuritë dhe atraksionet e teleferikut”, ka thënë Adnan, Selmanoviq, drejtues i teleferikut të Trebeviqit.

“Nuk ka turistë, sot e shohim se jemi aty në çarshi – vetëm ne dhe emigrantët! Ndërsa rreth 150 kilometra nga Sarajeva janë liqenet panonike në qendër të Tuzllës. Këtë verë ato shënojnë vizitueshmëri rekorde me gjithë pandeminë e koronavirusit. Që nga hapja e sezonit, më 26 qershor, deri më sot, këto liqene, të vetmit të këtij lloji në Evropë, janë vizituar nga më shumë se 160 mijë mysafirë. Ata kënaqen në tri liqenet e njelmëta, ujëvarat dhe vendbanimin neolit”, ka thënë një turist nga Graçanica.

“Ne vërtetë këtë vit jemi mbështetur në turizmin vendor. Krahas kësaj kemi edhe mysafirë nga vendet fqinje, kishim mysafirë nga Beogradi, Shabaci, Osjeku, të mos flasim për Bosnjën perëndimore – Bihaqin, Klladushën e Madhe, Cazinin, por kjo është ajo që e kemi cak – ngjalljen e turizmit vendor”, ka thënë Maid Porobiq, drejtor i “JKP Pannonica Tuzla”.

“Qëllimi i Pannonicas është që qytetarëve, njerëzve tuaj, t’iu ndodh diç vërtet e bukur. Kualiteti i jetës së qytetarëve. Tani, në kohën e koronës, kur njerëzit nuk mund të dalin, nuk mund të lëvizin nga shteti, është shumë me rëndësi që të keni një hapësirë në të cilën do të ndiheni mirë. Kjo është e rëndësishme për qytetarët e Tuzllës dhe të BeH-së, por edhe për shtetas të huaj, të cilët këtë vit janë të paktë. Me respektimin e të gjitha masave, mysafirët megjithatë kënaqen. Nuk kanë frikë nga virusi. Thonë se duhet të jetohet”, ka thënë Jasmin Imamoviq, prefekt i Tuzllës.

“Tepër bukur, për ne nuk ka koronë. Në koronën nuk besojmë. Në Neum shkojmë çdo javë. Këtu është shumë bukur”, ka thënë një vizitor i Pannonicas.

“Më pëlqen, për herë të parë vij këtu. Uji është i shkëlqyeshëm, hallall ju qoftë! Kemi ardhur me organizim, është bukur!”, ka thënë një vizitor i Pannonicas.

“Vijmë shpesh në liqenet panonike. Mua më pëlqen këtu. Uji i pastër, bukur, ulem, lahem, shëtis. Mostari, tradicionalisht qyteti më i vizituar në jug të vendit, këtë vit është mjaft i zbrazët. Turistët vendorë mblidhen rreth qendrës së qytetit të vjetër, lundrojnë në lumin Neretva dhe bëjnë foto të Urës së Vjetër”, ka thënë Razija Çejvanoviq, turiste nga Brçko.

“Mostari është qytet shumë i bukur. Posaçërisht kjo pjesa ku është Ura e Vjetër. Nuk kemi mbërritur më parë të shihnim kërcimet tradicionale. Por tani jemi këtu në kalim, do të rrimë ndonjë ditë pastaj shkojmë në Neum, sepse ai është destinimi i vetëm ku tani mund të udhëtohet”, ka thënë Amir Saletoviq, turist nga Tuzlla.

“Rastësisht kemi ardhur këtu, në fakt jemi nisur për në Visoko dhe pastaj vendosëm definitivisht të vinim këtu dhe nuk kemi gabuar aspak”, ka thënë Jellena, turiste nga Serbia.

“Shumë është bukur! Nuk na konvenon fort nxehtësia, sepse nuk jemi mësuar me këtë klimë, por në Mostar vërtet është tepër bukur”, ka thënë Adna Jusiq, turist nga Vakufi i Poshtëm. “Atraksioni më i madh i Urës së Vjetër janë kërcimtarët e guximshëm, të cilët këtë vit kanë punë. E pyetëm njërin prej tyre se sa janë të gatshëm turistët të paguajnë për të parë këto marifete mjeshtërore, të cilat ta ndalin frymën”.

“Çmimi i një kërcimi është 50 euro. Krahasuar me vitin e kaluar, është dyfish më i ulët për shkak të koronës. Ka më së shumti turistë nga Serbia, ata janë nysafirë të vërtetë që i përkrahin kërcimet tona dhe më duhet të them se njerëzit tanë janë më të mirë sesa të huajt. Në ditë ka... kemi bërë mesatarisht 10 deri në 11 kërcime”, ka thënë Nermin Sariq, kërcimtar.

Mysafirët vendorë janë mysafirë të mirë, thonë në bashkësinë turistike.

“Nuk është sezoni më i suksesshëm. Por, si është dukur në fillim, shumë më mirë ka dalë, përtej pritjeve tona. Disa sektorë në turizëm kanë pasur rritje dhe na kanë treguar në cilin drejtim mund të shkojmë në vitet e ardhshme. Këto janë shtëpizat për pushim, që janë treguar si shumë të qëlluara ku njerëzit nga BeH, rajoni, Serbia, Kroacia, vijnë, kalojnë kohën dhe sërish kthehen aty”, ka thënë Mensud Durakoviq, drejtor i Bashkësisë Turistike të Mostarit.

Një prej atraksioneve të Mostarit është edhe lundrimi me barkë nëpër Neretvën smeralde.

“Marrë parasysh verën, natyrisht që njerëzit janë të përkushtuar për sportet në ujë, këto janë freskime 15-minutëshe që na bëjnë mirë në këto ditë të nxehta të Mostarit. Për një çmim real interesimi është i madh edhe i njerëzve tanë, vendorë, gjë që më gëzon. Neve gjithmonë na thonë se janë të kënaqur dhe përpiqemi që njerëzit të shkojnë me buzëqeshje dhe të kënaqur. Nëse shohim se kjo nuk është arritur, atëherë lundrojmë pak më gjatë, një tur më shumë, që t’ua nxjerrim buzëqeshjen”, ka thënë Xhenan Durakoviq.

Vetëm me pamjen e favorshme epidemiologjike, kufijtë e kalueshëm dhe normalizim të fluturimeve ndërkombëtare – mund të shpresohet se sezoni veror 2021 do të jetë shumë më i mirë.