OpEd

Kriza në Union Evropian

Shqiprim Pula

Shqiprim Pula

Ne jemi një komb që ka një qeveri dhe jo anasjelltas. Dhe kjo na bën të veçantë midis kombeve të tokës. Qeveria jonë nuk ka pushtet, përveç atij që i është dhënë nga populli. Është koha për të kontrolluar rritjen e qeverisë, e cila tregon shenja se është rritur përtej pëlqimit të të qeverisurve. Kështu kishte thënë Roland Regan, në fjalimin inaugurues të tij, si president i SHBA-së më 20 janar 1981.

Në kuptim të përmbajtjes dhe porosisë së këtij fjalimi hyrës gjatë ceremonisë inauguruese të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjendjes reale që po mbretëron në Bruksel prej më tepë se një dekade tashmë, Unioni Evropian (UE) sot është në krizë!. Pushteti i burokratëve - zyrtarëve të emëruar burokratë - është rritur jashtë kontrollit e në mënyrë të egër. Edhe pse UE-ja është qeverisur nga një administratë në dukje liberale gjatë dekadës së fundit, në fakt ajo dominohet edhe nga aktivistë politikë dhe burokratë me agjenda të tyre personale. Zyrtarët e emëruar në të gjitha institucionet supozohet që të ndjekin politikat e shkruara në traktate të përcaktuara nga institucioni që i ka zgjedhur dhe votuar nga deputetët e Parlamentit Evropian, por në fakt, ata i përmbysin në mënyrë aktive e të përsëritur politikat e thellimit, zgjerimit dhe integrimit. Këta burokratë jo të zgjedhur drejtpërdrejt nga elektorati evropian po minojnë institucionin përfaqësues - Parlamentin. Të gjithë janë pjesë e asaj që e ndjera Jeane Kirkpatrick e ka emëruar "turma e fajësimit së pari". Ata e shohin UE-në, por jo armiqtë e UE-së, si burimin e të këqijave të hapësirës ku jetojnë. Kriza po çon në dobësi e mungesë qëllimi dhe në fund të fundit në të shumta mjegullime të synimeve të përcaktuara me traktatet e saj të themelimit. Winston Churchill dikur vuri në dukje se Lufta e Dytë Botërore ishte lufta më e panevojshme në histori. Sikur udhëheqësit në Perëndim, në atë kohë, të kishin pasur vullnetin, largpamësinë dhe guximin për të mbajtur një qëndrim të vendosur, Adolf Hitleri do të ishte ndaluar dhe vdekjet e atyre 72 milionë njerëzve do të mund të shmangeshin.

Sot, një kërcënim nga një sëmundje që do kurim paraqet Unioni Evropian, udhëheqësit e së cilës kanë miratuar një strategji sekrete për të mposhtur parimet dhe qëllimet e formimit të UE-së, me agjenda personale e klanore të tyre si armë prolongimi, kërcënimi dhe ndëshkimi, kryesisht ndaj shteteve me demokraci solide por aspirantë për anëtarësim në këtë organizatë – Union. Rreziqe të tjera përfshijnë lejimin e një Serbie të ringjallur e autoritare e mbështetur nga Rusia dhe Kina, e cila pa ndalur rrit kapacitetin e armatimeve dhe është e vendosur të rimarrë statusin e hegjemonisë së humbur jugosllave, që përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, por edhe fqinjët e tjerë, dhe vitet e negociatave u treguan të pafuqishme të promovuara nga burokratët e UE-së që bënë pak për të promovuar çarmatimin dhe demokratizimin për një ekuilibrim politik rajonal, por në vend të kësaj, shtetit autoritar në kuptim të demokracisë i dhanë kohë dhe në fund të fundit legjitimitet ndërkombëtar që nuk e meritonte.

Burokratët dhe karrieristët, zyrtarë në nivelet e larta dhe të mesme të institucioneve të Unionit Evropian, kanë miratuar politika dhe agjenda të përcaktuara si të tilla që e shohin UE-në, jo armiqtë e UE-së, si burim të së keqes të Evropës Juglindore - Ballkanike. Ata nxiten nga antiparimet e tyre, pavarësisht se si ushtrohet nga një forcë e ‘butë’ si UE-ja. Kjo krizë e burokracisë së Unionit Evropian po përshpejtohet. Problemi në institucionet e UE-së është se burokratët e gabuar kanë ardhur për të dominuar të gjithë sistemin. Mënyra e tyre e veprimit është fare pak e njohur. Këta burokratë e kanë bërë rajonin tonë të rrezikshëm dhe kanë identifikuar dobësinë kryesore të UE-së duke përdorur gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta për të mohuar rreziqet duke besuar në drejtues të gabuar dhe duke keqlexuar situatat. Dhe tani, ata burokratë, fuqia e të cilëve vazhdon të rritet, në emër të UE-së, po dërgojnë sinjale të gabuara, e të rrezikshme si për miqtë ashtu edhe për armiqtë e saj. Si rezultat, këta burokratë kanë bllokuar ose përmbysur politikat fundamentale që e kanë rritur UE-në drejt shteteve aspiruese për anëtarësim. Shtetet anëtare të UE-së i lanë burokratët me një fuqi të madhe si të emëruar politik - gjithashtu si të dërguar, politikat e të cilëve janë të lexuara në dritë, por të padukshme në errësirë.

Kontrolli i burokratëve të Unionit Evropian duhet të jetë prioritet i lartë i vetë Unionit – Parlamenteve kombëtare dhe Parlamentit Evropian. Në të kundërtën mungesa e kontrollit të këtij sistemi burokratësh dhe mbështetësve të tyre neoliberal, Unioni në kuptim të konceptit si ekzistencë do të lëngojë nga kjo sëmundje në qëllimet e saj të krijimit dhe formësimit institucional.

E para dhe më e rëndësishmja se çfarë duhet të bëjnë Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Unionit Evropian për të evituar këtë frymë të sëmurë të burokratëve të saj është të kundërshtohen agjendat për minimin e hapur të UE-së, e  kjo do të vlerësonte sfidat e paraqitura nga shtete joanëtare e jodemokratike, të tilla si Serbia e Rusia, dhe jo vetëm.