Është interesante se sa më pak që Kosova është serbe, aq më tepër është shpallur vend i shenjtë. Sot, kur Serbia shprehimisht nuk ka asnjë lidhje me Kosovën, ajo për nacionalistët është më e shenjtë se edhe Jerusalemi
Me dekada dëgjojmë nga propaganda serbomadhe histori të rreme dhe të sajuara për “Kosovën e shenjtë”.
Kjo retorikë mori vrull në fillim të viteve ’90, kurse kulmi i saj dhe përshkallëzimi i një fjalori kaq të thelluar ndodhi pas ardhjes në pushtet të serbëve profesionistë dhe nacionalistëve të pamaskuar në Beograd, në vitin 2012.
Është interesante se sa më pak që Kosova dhe Metohia ishin serbe, aq më shumë shpallej vend i shenjtë.
Sot, kur Serbia shprehimisht nuk ka kurrfarë lidhje me Kosovën, ajo për nacionalistët është edhe më e shenjtë se Jerusalemi!
Natyrisht, e gjitha është aktrim, janë të gjitha gënjeshtra dhe mahi laramane para syve të rajës së uritur, që rezonon: Ç’na duhet buka kur na digjet Hilandari, ndërsa Kosova e shenjtë po stërdigjet.
Edhe
Kosova nuk ekziston si mit serb, por si shtet sovran
E gjithë e sipërpërshkruara është përrallë për fëmijët e vegjël, madje në moshë serioze, prandaj le të shohim se si dukej gjendja reale në Kosovë në gjysmëshekullin e fundit.
Në Kosovë nuk ka pasur kurrë më shumë se gjysmë milioni besimtarë të të gjitha konfesioneve fetare.
Pothuajse askush nuk ka shënuar çfarëdo feste, priftërinjtë nuk kanë mbajtur kurrë predikimet dhe lutjet e tyre mbi arkivolin ku prehet i vdekuri.
Asnjëherë nuk është folur për çfarëdo feje, asnjëherë popi nuk ka hyrë nëpër shtëpi për të plaçkitur famullinë e tij.
Kurrë në jetë nuk kemi dëgjuar për atë “Ortodoksinë e ëmbël”, gjithnjë derisa nuk ia behën ato të ‘90-at fataliste dhe kur bashkë me to erdhën dhe popët e gërditshëm si gjarpërinjtë nën gur në mes të verës së ndritshme. Besoni apo jo, sintagma “Kosova e Shenjtë” për herë të parë shfaqet në publik dhe në media, kur priftërinjtë e estradës në Serbi u bënë yje më të mëdhenj mediatikë sesa të gjithë yjet e estradës në krye me Lepa Lukiqin dhe Toma Zdravkoviqin.
Doli se tema për Kosovën në Serbi ka lindur për të ngatërruar humballaqët, për t’i çuar njerëzit në malin e Goleshit.
Qind për qind e atyre që vuajnë për Kosovën në Serbi, shprehimisht nuk kanë shkelur kurrë në tokën e saj, nuk kanë folur kurrë për të, derisa u bë temë për ta “bluar si mulliri pa kokrra”. Si rregull, kjo “bluarje si mulliri pa kokrra për Kosovën” po bëhet nga qendra e Beogradit tash e tri dekada e gjysmë.
Edhe
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
Të përfundojmë: Nuk ekziston Kosova e shenjtë!
Nuk ekziston djepi serb në Kosovë.
Në Kosovë nuk ka vatra, por ka banesa me radiatorë dhe ngrohës.
Kosova në Serbi ekziston kryekëput si mit tash e një kohë, ndërsa ajo Kosova e vërtetë, madje si goxha shoqëri e rregulluar, në realitet sot ekziston vetëm si shtet i pavarur.
The End.
Fine.
Edhe Pse nuk u pavarësua SerbiaKonec.
(Autori është kolumnist në “aktuelno.me”. Shkrimi është marrë nga “kdp.mk”).