Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
OpEd

“Harqet e Arta” përfshihen në luftë

Efekti tregtisë varet nga përfshirja ekonomike dhe politike. Ky është urdhër i lartë në botën e sotme, dhe sigurisht që nuk mund të realizohet brenda natës. Por, ndërkohë që kërkojmë ta përmbushim imperativin afatshkurtër për t’i dhënë fund agresionit të Rusisë, duhet të hartojmë gjithashtu një strategji afatgjate për ndërtimin e një bote më paqësore dhe më të begattë

Në vazhdën e Luftës së Ftohtë, teksa globalizimi u rrit me shpejtësi, Thomas Friedmani vuri re se asnjë nga dy vendet me ekskluzivitet të “McDonald’sit” nuk ishin përfshirë ndonjëherë në luftë me njëra-tjetrën. Kjo e çoi atë drejt asaj që e quajti “Teoria e harqeve të arta të parandalimit të konfliktit”; kur vendi arrin në një nivel të caktuar zhvillimi ekonomik – nivel ku klasa e mesme është mjaft e madhe për ta mbështetur një “McDonald’s” – njerëzit e humbasin interesin për të luftuar. Çelësi i paqes, sipas logjikës, mund të qëndrojë në zhvillimin ekonomik dhe në ndërvarësi.

Nuk kaloi edhe shumë kohë para se Rusia ta hedhë poshtë teorinë e Friedmanit – së pari me pushtimin e Gjeorgjisë në vitin 2008 dhe përsëri me pushtimin e Ukrainës në vitin 2014. Tash, Rusia ka nisur fushatë ushtarake gjithëpërfshirëse, që synon pushtimin e Ukrainës dhe kthimin e tokave dhe njerëzve të saj në “Rusinë mëmë”. Vetëm lidhjet ekonomike, duket qartë, se nuk janë të mjaftueshme për ta ruajtur paqen.

Shumëkush tani e sheh angazhimin ekonomik si detyrim. Në fund të fundit, vende si Gjermania dhe Italia, me varësinë e tyre të madhe nga energjia ruse, janë efektivisht pengje të militarizmit të Kremlinit. Ndërprerja e lidhjeve tregtare me Rusinë është tani rend i ditës. Rusia madje ka pushuar së qeni “vend i McDonald’s”: kompania ka njoftuar në mars se po mbyllte të gjitha 850 pikat e saj në vend.

Friedman nuk ishte i pari, që ka sugjeruar se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare kanë ndikim qetësues në marrëdhëniet ndërkombëtare. Montesquieu ka argumentuar se “efekti natyror i tregtisë është të na ofrojë paqen”. Thomas Paine shtoi më tej: “Nëse tregtia do të lejohej të vepronte në masën universale që, është e aftë, ajo do ta zhdukte sistemin e luftës”. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, politikani dhe industrialisti britanik, Richard Cobden, ka bërë fushatë për tregtinë e lirë me arsyetimin se ajo “do të kishte tendencën për ta bashkuar njerëzimin në lidhjet e paqes”.

Argumente të tilla bazohen jo vetëm në idenë se vendet kanë interes ekonomik në ruajtjen e obligacioneve tregtare, që ata kanë falsifikuar. Përkundrazi, teoria e iluminizmit të tregtisë, ka pohuar se tregtia ka efekt civilizues në shoqëri, sepse varet nga ndërveprimet shoqërore me njerëz të ndryshëm, si dhe nga parimet, si drejtësia dhe reciprociteti.

Edhe Tarifat e reja të Trumpit “mund t’u mbijetojnë” gjykatave Botë 1 d. më parë Tarifat e reja të Trumpit “mund t’u mbijetojnë” gjykatave

Teoria e tregtisë ka pasur shumë kritikë; qartësisht nuk kishte asgjë “të butë” për tregtinë e skllevërve, apo për fuqitë perandorake, që zhveshin kolonitë nga lëndët e para për t’u prodhuar në shtëpi. Por as nuk mund të injorojmë se lufta tani është në thelb e paimagjinueshme midis anëtarëve të Bashkimit Evropian, duke përfshirë tetë vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, që u bashkuan pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Pse Rusia nuk po i përshtatet këtij modeli? Përgjigja mund të qëndrojë te përjashtimi i saj politik.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ish-anëtarëve të Paktit të Varshavës iu ofruan jo vetëm pako tregtare, por edhe një mori mundësish për t’u lidhur me rrjetet e rregullatorëve, gjyqtarëve, ligjvënësve dhe shoqërisë civile evropiane, edhe para se të bëheshin kandidatë për në BE. Ata pa perspektivë në BE, u anëtarësuan me NATO-n, duke çuar në njëfarë integrimi ushtarak dhe një ndjenjë anëtarësimi në klubin perëndimor.

Jo edhe Rusia. Në vitin 2000, Vladimir Putin i propozoi Bill Clintonit, që Rusia të anëtarësohej në NATO, por ky hap nuk u ndërmor kurrë. Po të ishte, do të kishte ndryshuar rrënjësisht stimujt gjeopolitikë të Rusisë, megjithëse do të kishte ndryshuar gjithashtu NATO-n në mënyrë dramatike.

Në çdo rast, ajo anije tashmë ka marrë detin. Lufta e Putinit kundër Ukrainës e ka ringjallur dhe forcuar NATO-s si aleancë antiruse, me Finlandën dhe Suedinë, që tani ka gjasa të bëhen anëtare. Për më tepër, BE-ja i ka dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit dhe presidentja e Komisionit të BE-së, Usrula von der Leyen, ka paraqitur një lloj Plani Marshall për Ukrainën që synon t’i mundësojë vendit të bëjë përparim të shpejtë pas ndalimit të luftimeve.

Edhe Kriza e re energjetike godet rëndë Evropën Botë 3 muaj më parë Kriza e re energjetike godet rëndë Evropën

E thënë thjesht, lufta e Putinit e ka bashkuar Perëndimin. Detyra kryesore tash është të ruhet uniteti për një kohë të mjaftueshme për tu siguruar që Putini të pësojë humbje të tilla për agresionin e tij, saqë të pengohet përgjithmonë nga përpjekjet e mëtejshme për t’i zgjeruar kufijtë e Rusisë me forcë.

Por ka një sfidë edhe më të madhe në horizont. Perëndimi nuk do të ketë kurrë marrëdhënie vërtet paqësore me Rusinë pa një shkallë të konsiderueshme të integrimit ekonomik, politik dhe social.

Prandaj, strategët perëndimorë duhet të mendojnë jo vetëm se si të mposhtin dhe pengojnë Rusinë, por edhe se si përfundimisht të tërhiqen sanksionet kundër Rusisë dhe të krijojnë stimuj për një brez të ri udhëheqësish rusë për t’i zhvilluar marrëdhënie politike dhe ekonomike me Perëndimin. Një kombinim i angazhimit politik dhe ekonomik ishte, në fund të fundit, jetik për suksesin e Planit Marshall në Evropën Perëndimore dhe riintegrimin e Japonisë në ekonominë globale pas Luftës së Dytë Botërore.

Një logjikë e ngjashme vlen edhe për Kinën. Shumë komentatorë e kanë kritikuar Donald Trumpin për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Partneriteti Trans-Paqësor, bllok tregtar, që përfshin 12 vende të Bregut të Paqësorit – duke përjashtuar Kinën. Sipas këndvështrimit te tyre, TPP-ja ishte thelbësore për ta rritur ndikimin e Amerikës në rajon kritik teksa e zvogëlonte atë të Kinës.

Mirëpo, ndërkohë që politika e Trumpit ishte larg maturisë, izolimi i Kinës është ide e keqe. Ta bësh këtë, rrezikon fuqizimin e forcave të vijës së ashpër nën udhëheqjen kineze dhe rritjen e nxitjes së Kinës për t’u sjellë në mënyrë antagoniste, apo edhe agresive. Në vend të kësaj, SHBA-ja duhet të bashkohet me Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin Trans-Paqësor dhe ta mbështesë përfshirjen e Kinës.

Edhe Opinion 3 muaj më parë “Republika e tretë”, vizion shtetformues për bashkim kombëtar apo kalkulim i madh politik i Albin Kurtit?

Efekti tregtisë varet nga përfshirja ekonomike dhe politike. Ky është urdhër i lartë në botën e sotme, dhe sigurisht që nuk mund të realizohet brenda natës. Por, ndërkohë që kërkojmë ta përmbushim imperativin afatshkurtër për t’i dhënë fund agresionit të Rusisë, duhet ta hartojmë gjithashtu një strategji afatgjate për ndërtimin e një bote më paqësore dhe më të begattë.

(Anne-Marie Slaughter, ish-drejtoreshë e planifikimit të politikave në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, është themeluese e grupit të mendimit New America, profesoreshë Emerita e Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Princeton dhe autore e librit “Renewal: From Crisis to Transformation in Our Lives, Work and Politics”. Ian Shapiro është profesor i Shkencave Politike dhe Çështjeve Globale në Universitetin Yale. Ky vështrim është shkruar ekskluzivisht për rrjetin botëror të gazetarisë “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”).