Kur Serbia dhe Kosova shqyrtuan mundësinë e shkëmbimit të territoreve, si pjesë të marrëveshjes historike për paqe, ky nuk ishte propozim i ri. Çka ishte e re nga kjo ishte vetëm reagimi nga Evropa dhe SHBA-ja.
Atëherë kur kritikët do ta denonconin si kërcënim për stabilitetin në rajon çdo modifikim të kufijve në Ballkan, këtë herë, reagimet ishin të matura, transmeton Koha.net.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte një thirrje për maturi, por një pjesë tjetër e ndërkombëtarëve hoqën dorë nga kjo dhe e pranuan këtë propozim mes dy palëve si propozim të ligjshëm.
Sikur të arrihet apo jo kjo marrëveshje, reagimi ndaj propozimit – i paraqitur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti kosovar Hashim Thaçi, shfaq atë se sa shumë kanë ndryshuar politika evropiane dhe ajo transatlantike.
Ideja për një “Evropë të tërë dhe të lirë”, parim i organizimit të kontinentit që nga rënia e murit të Berlinit – po thyhet.
Edhe Dialogu Strategjik SHBA–Serbi dhe alarmi gjeopolitik për KosovënNë vend të kësaj po bëhet kthim në sferat e ndikimit, qasje ndaj gjeopolitikës kryesisht asaj të avancuar nga demokracitë ‘joliberale’, siç është Rusia dhe Turqia.
Për gati tri dekada, Evropa ndoqi rrugën drejt integrimit dhe demokratizimit.
“Evropa e tërë dhe e lirë”, një ide e mbështetur edhe nga liderët amerikanë dhe evropianë, që përshkruan një kontinent në të cilin diktaturat komuniste evoluuan në demokraci liberale dhe ku ekonomitë socialiste u hapën në tregje të lira.
Premtimet e nënkuptuara në politikë, kërkuan proces të emancipimit kombëtar nga Baltiku në Adriatik. Këto vende të reja sovrane u përpoqën të bëheshin aleate të NATO-s dhe anëtare të Bashkimit Evropian.
Politika e zgjerimit në BE, u bë gjithashtu si mjet thelbësor stabilizimi për Evropën Juglindore pas luftërave që nisën nga Slobodan Millosheviqi. Gjatë Luftës së Ftohtë, Jugosllavia nuk u përafrua as me bllokun perëndimor e as me atë lindor. Vetëm pas rënies së komunizmit, Ballkani u ofrua si vend në “Evropën e tërë dhe të lirë”.
Së fundmi, sidoqoftë, premtimi pas Luftës së Ftohtë po duket i dalë mode. Konkurrenti i tij ideologjik? Demokracitë jo konfidenciale të vetëbesimit aspirojnë të krijojnë sfera të ndikimit përgjatë linjave të perandorive të tyre të mëhershme. Kthimi i sferave të ndikimit nuk do të thotë se Bashkimi Sovjetik apo Perandoria Osmane po rikthehen nga hiri i tyre. Por, kjo do të thotë që Moska dhe Ankaraja po e ushtrojnë autoritetin e tyre me një entuziazëm të përtërirë.
Pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2011, kryeministri i atëhershëm Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij deklaroi se “Sarajeva fitoi sot po aq sa fitoi Stambolli”. Duke vepruar kështu, ai pretendonte Bosnjën dhe Hercegovinën, bashkë me Damaskun, Bejrutin dhe territore tjera palestineze, si pjesë në sferën e ndikimit të tij.
Këtë vit, kur Erdogani i cili tashmë është president, u ndalua të bëjë fushatë në vende tjera evropiane, ai e përdori Sarajevën si bazën e tij evropiane për një tubim elektoral të thirrur për diasporën turke.
Presidenti rus Vladimir Putin, gjithashtu veproi ngjashëm, së pari në Gjeorgji e më pas në Ukrainë, duke thënë se Moska nuk do të jetë më tej soditëse nëse shtetet e reja e të pavarura afrohen pranë strukturave evropiane dhe euroatlantike. Përkundër sanksioneve dhe dënimeve, Putini u bë aktor i pashmangshëm gjeopolitik, me një sferë të qartë të ndikimit.
Në mbështetje të ndryshimit të kufijve në Ballkan, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e ka bërë të qartë që e ka kuptuar realitetin. Beogradi duket se tashmë ka vendosur, e që gjithashtu duhet të nxisë sferën e ndikimit të tij.
Edhe Integrim pa anëtarësim dhe pa KosovënMuajin e kaluar gjatë fjalimit të tij në Mitrovicën veriore, Vuçiqi e përshkroi Millosheviqin si një udhëheqës të madh por të papërmbajtur dhe, ashtu si Erdogani që bëri në vitin 2011, renditi qytetet që fillimisht ishin pjesë e politikës së tij.
Duke imituar udhëheqësit e demokracive joliberale, Vuçiqi nuk po kërkon të rikthejë Jugosllavinë, por ta kthejë Beogradin në një kryeqytet me një autoritet të mjaftueshëm sa për të dominuar të ashtuquajtur “Jugosferë”.
Megjithatë, në vend se të ballafaqohet me Evropën dhe SHBA-në, Vuçiqi kërkon anëtarësimin në BE dhe do të hapë dialog me NATO-n, duke llogaritur kështu faktin se për shumë udhëheqës evropianë është më lehtë të tolerojë versionin e tij të Ballkanit për demokraci të paligjshme, sesa të lejojë Rusinë apo Turqinë të pretendojnë për më shumë kërkesa në Ballkan.
Në të njëjtën kohë, Vuçiqi do të përpiqet të ruajë neutralitetin e Beogradit dhe të nxisë bashkëpunim politik, ekonomik e ushtarak me Rusinë. Ai gjithashtu do të thellojë raportet me Kinën dhe do të kërkojë ujdi të interesave me Turqinë në Ballkan, veçanërisht Bosnja dhe Hercegovina. Vuçiqi, gjithashtu do të sugjerojë bashkim doganor të Ballkanit dhe do të këmbëngulë mbi autoritetin e Beogradit për Gjykatën Speciale për Krime Lufte, të ndjekë penalisht të gjitha krimet në ish-Jugosllavinë.
Për sa i përket punëve të brendshme, Vuçiqi do të përqendrohet në pushtet dhe do të kufizojë liritë individuale dhe atë të mediave. Ai, gjithashtu ka gjasa të ndërhyjë më shpesh edhe në çështjet e brendshme të shteteve fqinje.
Problemi më i madh i Evropës nuk është Vuçiqi, i cili ka shumë të ngjarë të bjerë nga ambicia për të krijuar një sferë të re ndikimi midis Lindjes dhe Perëndimit. Problemi janë propozimet e tij për ndryshime kufitare me Kosovën, që pasqyrojnë një ndryshim më të gjerë në Evropë. Ideali i një “Evrope të tërë e të lirë”, po zëvendësohet nga realiteti i një kontinenti që po bëhet më i fragmentuar e më pak i lirë.
Politika e zgjerimit të BE-së, e ka humbur fuqinë e vet. Ashtu sikur demokracitë perëndimore që nuk janë të etura për të mirëpritur më shumë vende në BE. Vendet kandidate nuk janë gjithmonë të vendosura për transformimin e shoqërive dhe strukturave të tyre të pushtetit.
Politika ekziston ende zyrtarisht, por është më tepër një procedurë e mbetur burokratike sesa një politikë e vërtetë strategjike për stabilizim dhe reformë. Kjo duhet të ndryshojë nëse BE-ja do të parandalojë fragmentimin e mëtejshëm dhe erozionin e vlerave të saj demokratike.
Vetëm një Evropë që është tërësisht e plotë dhe e lirë mund të projektojë stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë.
Edhe Sa herë që Aleksandar Vuçiqi është i izoluar, Edi Rama është i gatshëm t’i dalë në ndihmë (madje edhe në dëm të Kosovës)(Autori është ish-ministër i jashtëm i Kroacisë. Ky vështrim është botuar së pari në portalin POLITICO.eu, prej të cilit Koha.net ka siguruar të drejtat ekskluzive për ribotim).
Botimin origjinal mund ta gjeni KËTU!